Ändringar på "0. Intro: Fashioning a Just Transition!"
Innehåll (shqip)
-
+
Industria e modës është e dështuar që në vetë strukturën e saj. Markat miliardere pasurohen në kurriz të njerëzve dhe planetit. Miliona punëtore dhe punëtorë të industrisë së veshjeve janë të nën-paguar, të mbingarkuar me punë dhe të pambrojtur. Kushtet e drejta të punës mbeten dytësore përballë lakmisë korporative. Ndërkohë, çdo vit prodhohen miliarda veshje përmes shfrytëzimit të punës dhe shfrytëzimit të burimeve natyrore.
Moda është një industri me vlerë triliona dollarë. Megjithatë, kjo pasuri mbush xhepat e drejtorëve ekzekutivë dhe aksionarëve – jo të njerëzve që prodhojnë rrobat tona. Nga pagat e varfërisë dhe shtypja e sindikatave, te kushtet e pasigurta të punës dhe dhuna me bazë gjinore, punëtoret dhe punëtorët e industrisë së veshjeve luftojnë çdo ditë për dinjitetin dhe jetesën e tyre.
Të njëjtët punëtorë që mezi sigurojnë jetesën po paguajnë sot çmimin më të lartë të krizës klimatike. Përmbytjet, zjarret, tërmetet, stuhitë dhe thatësirat mbyllin fabrika dhe vënë në rrezik vendet e punës. Pagat e ulëta i lënë punëtorët pa asnjë mbështetje kur ndodhin fatkeqësi. Pushimet e kufizuara për të pirë ujë në ambiente pune pa ajrosje i bëjnë valët e të nxehtit të padurueshme. Ndërkohë, drejtuesit e pasur të industrisë së modës marrin vendime për klimën nga zyra të largëta me ajër të kondicionuar, duke injoruar realitetin e punëtorëve.
Industria e modës është një nga industritë më ndotëse në botë. Ajo shteron tokat, ndot dhe helmon ujin, ndot ajrin, nxit shpyllëzimin dhe humbjen e biodiversitetit, si dhe çliron emetime që ngrohin planetin. Ky ortek veshjesh përfundon shpejt në vendgrumbullime mbetjesh, duke rënduar komunitetet që ndodhen në vijën e parë të krizës së mbetjeve tekstile me një problem që nuk e kanë krijuar vetë. Mbiprodhimi mbështetet te pagat e ulëta dhe niveli i lartë i mbetjeve.
Por një rrugë tjetër është e mundur. Punëtoret dhe punëtorët e industrisë së veshjeve në mbarë botën po luftojnë për një të ardhme që vendos në qendër nevojat e tyre. Ata po organizohen në sindikata për t’u përballur me markat e fuqishme. Po rimarrin të drejtat e tyre për një jetë të denjë dhe një të ardhme të jetueshme. Dhe po na bëjnë thirrje që të forcojmë zërin e kërkesave të tyre për një tranzicion të drejtë drejt një bote të gjelbër dhe të drejtë.
Ky Manifest paraqet vizionin tonë të përbashkët për një sistem tjetër mode, një sistem që vendos në qendër dinjitetin e punëtorëve dhe mbrojtjen e planetit tonë. Kur shfrytëzimi i punëtorëve dhe i natyrës për përfitim janë të lidhur ngushtë, po aq e lidhur është edhe beteja për drejtësi sociale dhe klimatike. Sigurimi i së ardhmes së industrisë së modës do të thotë të largohemi nga sistemet e vjetra që shkaktojnë dëm dhe të përqafojmë mënyra të reja, të drejta, për prodhimin dhe konsumimin e veshjeve. Ndryshimi i vërtetë nuk vjen nga lart; tranzicioni i drejtë duhet të udhëhiqet nga punëtorët dhe të sigurojë punë të denjë në një planet të shëndetshëm.
Innehåll (automatic translation in shqip)
Industria e modës është e thyer nga dizajni. Markat miliardere bëhen më të pasura në kurriz të njerëzve dhe planetit. Miliona punëtorë të veshjeve janë të nënpaguar, të mbingarkuar dhe të pambrojtur. Kushtet e drejta të punës vijnë në vendin e dytë pas lakmisë së korporatave. Dhe miliarda rroba pompohen çdo vit përmes shfrytëzimit dhe nxjerrjes.
Moda është një industri trilion dollarëshe. Megjithatë, kjo pasuri mbush xhepat e CEO-ve dhe aksionarëve - jo njerëzve që bëjnë rrobat tona. Nga pagat e varfërisë dhe prishja e sindikatave deri te kushtet e pasigurta të punës dhe dhuna me bazë gjinore, punëtorët e veshjeve luftojnë çdo ditë për dinjitetin dhe jetesën e tyre.
Të njëjtët punëtorë që luftojnë për të marrë pagën/po paguajnë çmimin më të lartë të krizës klimatike. Përmbytjet, zjarret, tërmetet, stuhitë dhe thatësirat mbyllin fabrikat dhe kërcënojnë vendet e punës. Pagat e varfërisë i lënë punëtorët pa rrjet sigurie kur godet tragjedia. Pushimet e kufizuara të ujit në vendet e punës të paajrosura i bëjnë valët e të nxehtit të padurueshme. Ndërkohë, shefat e pasur të modës marrin vendime klimatike që injorojnë punëtorët në sallat e largëta të këshillave me ajër të kondicionuar.
Moda është një nga industritë më ndotëse në botë. Ai varfëron tokat, helmon ujin, ndot ajrin, nxit shpyllëzimin dhe humbjen e biodiversitetit dhe pompon emetimet e ngrohjes së planetit. Ky ortek rrobash së shpejti shkon në landfill, duke ngarkuar komunitetet në vijën e parë të krizës së mbetjeve të tekstilit me një rrëmujë që nuk e bënë. Mbiprodhimi lulëzon me paga të ulëta dhe mbetje të larta.
Por një mënyrë tjetër është e mundur. Punëtorët e veshjeve në mbarë globin po luftojnë për një të ardhme që përqendron nevojat e tyre. Ata po organizohen në sindikata për t'u përballur me markat e fuqishme. Ata po rimarrin të drejtat e tyre për një jetë të denjë dhe një të ardhme të jetueshme. Dhe ata po na bëjnë thirrje të përforcojmë kërkesat e tyre për një tranzicion të drejtë në një botë të drejtë dhe të gjelbër.
Ky Manifest harton vizionin tonë kolektiv për një lloj tjetër të sistemit të modës, një që përqendron dinjitetin e punëtorëve dhe ruajtjen e planetit tonë. Kur shfrytëzimi i punëtorëve dhe tokës për fitim është i lidhur pazgjidhshmërisht, po ashtu edhe lufta për drejtësi sociale dhe klimatike. Moda në mbrojtje të së ardhmes do të thotë të largohesh nga sistemet e vjetra të dëmtimit dhe të përqafosh mënyra të reja, të drejta të prodhimit dhe konsumimit të veshjeve. Ndryshimi i vërtetë nuk do të vijë nga lart; Tranzicioni i drejtë duhet të udhëhiqet nga punëtorët dhe të ofrojë vende pune të mira në një planet të shëndetshëm.
Titel (shqip)
- +Tranzicioni i Drejtë për Gratë në Industrinë e Veshjeve
Titel (automatic translation in shqip)
- 0. Hyrje: Krijimi i një tranzicioni të drejtë!